Uji Dea

S’ka dakordim për seancë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryesia e kuvendit është detyruar ta nderpresë mbledhjen e kryesisë, meqë nuk është arritur dakordim mes pozitës dhe opozites, raporton zeri.info.

“Nuk arritëm të dakordonhemi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme”, deklaroi Avdullah Hoti nga LDK.

Ndërkohë, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se opozitës i është shkelur një e drejtë themelore, meqë seanca e jashtëzakonshme nuk është thirrur pas mbledhjes së nënshkrimeve nga opozita.

Mobi Casa

Ndërkohë, opozita ka thirrur senacë te jashtëzakonshme para 12 ditësh, por e njëjta është ndërprerë meqë PAN-i e ka bojkotuar atë.

Pas mbledhjes, Konjufca ka bërë të ditur se PAN ka kërkuar ta mbajë seancën te hënën, ndërkohë që opozita të enjten. Ai po ashtu, ka qenë kategorik se e drejta për vazhdimin e kësaj seance i takon opozites./ Zeri