Veseli pas mbledhjes: S’pati mirëkuptim, por s’do të ketë bllokadë
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas ndërprerjes së mbledhjes së kryesisë, tha se mbledhja nuk përfundoi si duhet, meqë nuk pati mirëkuptim mes partive për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, raporton zeri.info.
Ai me këtë rast, tha se qysh prej sot nisi fushata elektorale, meqë opozita siç deklaroi Veseli, sot erdhi në mbledhje me qëllimin që ta bllokojë punën.
“Me sot filloi fushata elektorale për zgjedhjet lokale. Këtë herë si duket, kolegët e opozitës e kishin ndarë mendimin qysh para se të vijnë që ta bllokojnë punën e kuvendit”, deklaroi Veseli.
Mirëpo, ai u shpreh i vendosur se nuk do të ketë bllokadë te kuvendit, pavarësisht kësaj.
Veseli tutje, bëri të ditur se mbledhjen e radhës së kryesisë do ta thërrasë shumë shpejt./Zeri


