Eko Higjiena

Thaçi: Kosova gradualisht po integrohet në bashkësinë ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua mbrëmë edhe me Sir Louis Straker, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

Uji Dea

“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.