UBT

Komandanti i FSK-së: Ushtria bëhet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është krejtësisht e gatshme që të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Madje, kjo Forcë është duke u ndërtuar me standarde të NATO-s dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime.

Në një intervistë për “Indeksonline”, komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka thënë se Kosovës që moti i ka ardhur koha ta ketë Ushtrinë e vet dhe nevoja për krijimin e saj nuk duhet të vihet në diskutim.

“Koha Kosovës i ka ardhur moti që ta ketë Ushtrinë e vet dhe forcën e vet si çdo shtet demokratik. Nuk po e ndërtojmë ne një forcë sulmuese, por një forcë të bazuar në standarde të NATO-s e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallime. Nuk mund të vlerësoj për pasoja, por që është e nevojshme t`i kemi forcat, nuk diskutohet”, ka thënë ai.

Rama ka deklaruar se kurdo që votohet Ligji për FSK-në, kjo Forcë është e gatshme për implementimin e tij, meqë tashmë ekzistojnë planet dhe obligimet e Forcës.
Megjithatë, ai nuk e ka komentuar çështjen e Listës Serbe dhe mohimin që i ka bërë formimit të Ushtrisë, pa ndryshime kushtetuese.

ARKATANA

“Kjo është çështje më shumë politike. Sa i përket anës së FSK-së, kurdo që merret vendimi ne jemi të gatshëm me e implementu. Planet tona janë plane afatgjate, afatmesme dhe afatshkurtër. Ne i kemi bë planet për misionin e ri dhe kurdo që merret vendimi ne jemi të gatshëm ta implementojmë dhe t`i fillojmë kurdo obligimet dhe planet tona”, është shprehur ai.

Lidhur me zvarritjen e formimit të FAK-ut, Rama ka shtuar se janë sfida dhe se duhet të bëhet koordinimi me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi në mars të këtij viti kishte bërë gati Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës, të cilin më pas e kishte tërhequr. Ishin përfaqësuesit serbë të cilët kishin deklaruar se nuk do e votojnë Ushtrinë pa ndryshime kushtetuese. Kjo ishte përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Deri sa, këtë qëndrim Lista Serbe vazhdon ta ketë edhe sot.

Presidenti Thaçi më 7 prill kishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që të mos e miratojë në Kuvend Projektligjin për FSK-në, duke i dhënë edhe një shanse formimit të Ushtrisë me ndryshime kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.