United Hospital

Opozita në pritje të programit qeverisës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ndonëse Qeveria e Kosovës para dy ditësh ka miratuar programin qeverisës për periudhën 2017-2021, ende nuk ka vendosur se kur do ta dërgojë atë në Kuvendin e Kosovës

Sipas zyrtarëve të ekzekutivit, ky program do të paraqitet shumë shpejt në Parlament meqë ende është në proces. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se qeveria “Haradinaj” do të duhej ta kishte prezantuar programin qysh në nisje të fushatës, ose më së largu ditën kur u votua kabineti qeveritar, transmeton zeri.info.

Por, meqë programi ende nuk është prezantuar përfaqësuesit e bllokut opozitar kanë thënë se tashmë janë në pritje që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që ata ta analizojnë në detaje dhe t’i paraqesin kritikat e tyre. Kurse njohësit e çështjeve politike kanë konsideruar se Qeveria duhet që brenda muajit të parë të qeverisjes ta bëjë patjetër prezantimin e programit.

Matoshi: Në afatin sa më të shpejtë programi do t’i paraqitet Kuvendit

Mobi Casa

Ndonëse janë bërë më shumë se tre muaj qysh prej mbajtjes së zgjedhjeve nacionale dhe më shumë se një javë prejse qeveria “Haradinaj” ka marrë zyrtarisht detyrën programi qeverisës ende nuk është prezantuar në Kuvendin e Kosovës.

Megjithëkëtë Halil Matoshi, drejtor i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, është zotuar se programi qeverisës për periudhën 2017-2021 do të dërgohet në Kuvend shumë shpejt meqë ende është në proces.

“Në afat optimal do t’i paraqitet Kuvendit të Republikës për miratim. Nuk kemi datë, por në afatin sa më të shpejtë të mundshëm”, ka deklaruar Matoshi për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.