Sherife Sokoli diplomoi në nivelin bachelor, në Media dhe Komunikim
Studentja e UBT-së, Sherife Sokoli ka diplomuar në nivelin bachelor, në Media dhe Komunikim, dhe me këtë rast ka trajtuar temën më titull: “Reklamimi në media tradicionale dhe online në Kosovë”.
Fokusi kryesor i kësaj teme është dallimi esencial mes reklamimit në mediat online dhe në ato tradicionale, duke arritur deri tek një përfundim se cila prej tyre është më efektive dhe e tërë puna e studentes është bërë nën mentorimin e profesorit Musa Sabedini.
Gjithashtu, në temë është paraqitur përqindja e hapësirës që zënë reklamat në media, se sa kushtojnë reklamat, etika dhe fotogazetaria, njëherësh është analizuar edhe konflikti i interesit.
Të diplomuarit e këtij drejtimi në UBT, konsiderohet të marrin role dhe përgjegjësi në sferën e Medias dhe Komunikimit, sepse ata janë të kualifikuar në specializimet që janë ofruar nga fakulteti./rajonipress/

