ARKATANA

Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit falënderon Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lutfi Haziri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar strukturat e partisë në Velekincën e Mulla Idriz Gjilanit, prej të cilëve ka marrë mbështetjen e fuqishme për t’i prirë Komunës edhe për një mandat, sikurse edhe që ka marrë propozimet për investime komunitare.

“Ajo që do të them këtu është se janë tejkaluar premtimet e kryetarit të cilat i ka dhënë në Velekincë. Jemi krenarë dhe falënderues për investimet që i ka bërë në fshatin tonë. Tash kërkesa jonë është caktimi i lokacionit të ri të varrezave të fshatit”, ka thënë kryetari i nëndegës së LDK’së në Velekincë, Salih Kqiku, me konstatimin e të cilit janë pajtuar të gjithë të pranishmit.

Mobi Casa

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e fshatit për këtë mbështetje, përderisa u zotua se së shpejti do të caktohet lokacioni i ri i varrezave.

“Ajo që po ju them është se në Velekincë nuk kemi me u ndalë tuj punu. E kemi pasur prioritet këtë fshat dhe “Lagjen e Vishnjeve” dhe vërtetë i kemi modernizuar të dyjat. Velekincën e kemi trajtuar si paralagje e qytetit sa i përket investimeve. Faleminderit për këtë përkrahje kaq masive të strukturave. Po ua jap fjalën se lokacionin e varrezave në Velekincë do ta caktojmë së shpejti dhe të gjitha punët tjera do t’i kryejmë sipas kërkesave tuaja”, tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.