Hidromorava

Llashtica: Lutfi Haziri i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna në vitin 2013

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Takimet mobilizuese me strukturat në terren si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan i ka vazhduar në Llashticë.

Kryetari i nëndegës së LDK’së në Llashticë, Ekrem Hasani, ka thënë se kryetari Lutfi Haziri i ka realizuar të gjitha premtimet që i ka dhënë katër vite më parë.

“Para 4 viteve kryetari Haziri ka premtuar se do t’i realizoj të gjitha kërkesat tona dhe janë realizuar gati të gjitha. Për herë të parë janë rregulluar rrugët e arave, pastaj ndërtimi i fushës së sportit, kanalizimi, aneksi i shkollës, rregullimi i kulmit të shtëpisë së kulturës, investimi në ndërtim të gati të gjitha rrugëve, rregullimi i varrezave në Llashticë etj. Prandaj, i tërë fshati është falënderues në mbështetje të fuqishme ndaj z. Haziri dhe ekipit të tij”, tha Hasani,

Uji Dea

Ndërsa, kryetari i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi strukturat e LDK’së atje për mbështetjen, tha se realizimi i punëve të mëdha për Llashticën ka qenë obligim i tij.

“Nuk dua të flas për punët e kryera. Sot unë i mora kërkesat tjera të Llashticës. Prioritet e kemi ndërtimin e ambullantës dhe së bashku do t’i realizojmë kërkesat tjera për jetë të dinjitetshme për këtë fshat, për të cilin kam thënë se është “Reçaku i Anamoravës”. Kërkesat tuaja dhe të fshatrave tjerë do t’i fusim në programin qeverisës. Ju faleminderit pafund për mbështetjen tuaj”, u shpreh Haziri.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kandidatët për Asamble Komunale nga radhët e LDK’së. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.