Mobi Casa

Lutfi Haziri: Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi me strukturat e Lidhjes Demokratikë në Gjilan, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në këtë takim u tha se fryma e unitetit dhe e punës së madhe që po mbretëron në terren, në çdo lokalitet, lagje e fshatra, e bën të sigurtë fitoren e LDK’së, pasi u vlerësuar se punët e mëdha gjatë mandatit qeverisës të udhëhequra nga Lutfi Haziri, ia kthyen dinjitetin gjilanasve.

Kryetari Lutfi Haziri, i cili pritet të rikonfirmohet bindshëm më 22 tetor, pasi falënderoi strukturat e partisë për mbështetjen, tha Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane.

ARKATANA

“Si qytet i demokracisë, me një kulturë të lartë qytetare, e cila është determinuar me LDK’në si besëlidhje qytetare e fjalës dhe e besës për familje, Zot e shtet, Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane. Vazhdojmë me punë të hajrit për Gjilanin, duke e bërë atë qendër të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar”, tha kryetari Haziri.

Përndryshe, kryetarit Haziri dhe ekipit të tij po i bëhet pritje e jashtëzakonshme nga ana e strukturave të partisë në terren, takime këto të cilat do të kulmojnë me Konventën e madhe të LDK’së më 21 shtator./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.