Ramushi: Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje të këtij pushteti të vrazhdë
Gjilan – Ilir Ramushi është kandidat i NISMA për asamblenë komunale. Ramushi thotë se do të jetë zë i fuqishëm i të rinjve brenda Kuvendit Komunal. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje të këtij pushteti të vrazhdë thotë ai.
Postimi i plotë i Ilir Ramushit
Ju njoftoj qe kryesia e Nismes ka miratuar kandidaturën time për këshilltar komunal me numër #29. Premtoj se do të jem zë i fuqishëm i të rinjëve brenda kuvendit, Komunal në Gjilan duke i ngritur temat që janë në interes të të rinjëve, duke kryqëzuar idetë se bashku në mënyrë që të rinjët ta kenë më të lehtë t`i qasen problemeve dhe brengave të tyre dhe të kenë qasje në diskutime të hapura në çështje të vendimmarrjes, ku parashihet e mira e gjithë komunitetit.
Pres mbështetje të gjerë nga të gjithë ju miq dhe familjar, të cilët pareshtur e keni mbështetur karrierën time në të gjitha aktivitetet, organizimet e mija, ju jam mirënjohës për mbështetjen e deritashme dhe besoj fuqishëm se edhe këtë sfidë do ta kalojmë së bashku.
Kandidatura ime nuk është aspak e rastësishme! Jam shumë kritikues i grupit të të rinjëve të partive që ka udhëhequr komunën e Gjilanin pasi që as edhe një herë të vetme nuk kanë treguar pjekuri politike për shtyrjen përpara të projekteve të propozuara nga të rinjët, apo përfshirjen e të rinjëve në vendimmarrje, në ndonjë formë apo tjetrën.
Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje të këtij pushteti të vrazhdë. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe sidomos fshatrat të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës, mirëpo ju mungon përkrahja institucionale.
Qytetarët e Gjilanit nuk do të gabojnë më, ata janë vetëdijesuar dhe votën do ta dërgojnë te e ardhmja,j o te partitë e interesave te ngushta, partitë e interesave familjare e shoqërore. Duke pasur parasysh përkrahjen e pa kursyer nga qytetarët, mund të them se është koha e fundit që rinia ta marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon.
Ju premtoj që do të jem zëri më i fuqishëm në përfaqësimin e interesave të përgjithshme të të gjithë qytetarëve. Vota juaj do të thotë përgjegjësi për mua ka shkruar Ilir Ramushi./rajonipress/


