Rruga “Vëllezërit Xhakli” jetojnë si në kohën e mesjetës
Gjilan – Rruga “Vëllezërit Xhakli” nuk ka as kanalizim, as ujësjellës e as ndriçim publik. Jemi në qytet kurse jetojmë në kohën e mesjetës shprehen banorët.
Banorët në rrugën “Vëllezërit Xhakli” që ndodhet afër tregut të veturave janë të indinjuar që pas kaq vitesh ata jetojnë në kushte të mjerueshme, për të mos thënën në kushte të mesjetës.
Blerim Vokshi banor në këtë lagje thotë janë ankuar disa herë tek organet komunale, por asnjëherë nuk kanë hasur në mirëkuptim. “Ne sot jetojmë pa rrugë të asfaltuar, pa ujësjellës, nuk kemi ndriçim publik, gjysmë kanalizimi (të rregulluar privat) edhe pse kemi bërë vazhdimisht kërkesa në Komunë, sërish dhe akoma jetojmë si në shekuj të kaluar” shprehet i revoltuar Vokshi.
Jo vetëm ky banor, por edhe të tjerët janë të befasuar me neglizhencën e zyrtarëve komunal. Banorët thonë se komuna duhet të zgjohet nga gjumi dhe duhet të caktojë prioritete edhe për këto pjesë deri tashti të anashkaluara e të lëna pasdore./rajonipress/


