ARKATANA

Thaçi: Procesi i dialogut do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke folur për raportet që duhet t’i ketë Kosova me Serbinë, ka thënë kjo është faza finale në procesin e dialogut.

Dialogu me Serbinë sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë.

Ai tha se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e zgjedhjeve dhe siç tha ai, ka mbetur integrimi i sistemit të drejtësisë.

“Është një fazë e re me përmbyllje historike të këtij procesi pas një konflikt për më shumë se 100 vjeçar në përmasa gjenocidiale”, ka thënë Thaçi në RTK.

Hidromorava

Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm, por që siç tha ai, Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai foli për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum në përfundim të procesit të dialogut që do të përfundojë me marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti tha se vijat e kuqe, do të jenë integriteti dhe sovraniteti i Kosovës që në asnjë formë nuk do të diskutohet “Duhet të ndërtojmë një të ardhme të bashkëpunimit “, tha presidenti Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.