FIDANISHTJA

Malisheva: Luta e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pritje e jashtëzakonshme i kanë bërë sot Lutfi Hazirit strukturat e LDK’së në Malishevë të Ulët, Malishevë të Epërme, Capar dhe Uglar, ku i pari i Degës dhe Komunës i ka marrë qëndrimet e tyre për t’i inkorporuar në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Kryetari i nëndegës së LDK’së në Malishevë të Ulët, Rashit Sahiti, theksoi se kryetari Haziri e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit.

“Komuna është shndërruar në kantier pune. Qe katër vite po punohet natë e ditë për mirëqenien e qytetarëve. Ne jemi falënderues për investimet e mëdha në fshatrat tona, në infrastrukturë, bujqësi, në ambullanta e në shkolla. E rëndësishme është Luta e largoi depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit”, tha ai.

Pasi i falënderoi për mbështetjen strukturat e LDK’së në këto fshatra, kryetari Lutfi Haziri ka konfirmuar se investimet në këtë pjesë do të vazhdojnë sipas kërkesave të qytetarëve.

FIDANISHTJA

“Kemi punuar jashtëzakonisht shumë në këto fshatra dhe do t’i vazhdojmë edhe projektet tjera. Për shembull, Uglari do të lidhet me pjesën e “Zabelit” me ndërtimin e rrugës. Ka edhe shumë punë tjera, por në këtë fazë ne po i marrim propozimet e fshatrave dhe lagjeve për t’i inkorporuar në programin qeverisës. Do t’i vazhdojmë investimet ne infrastrukturë, në arsim, shëndetësi dhe subvencionet në bujqësi”, shtoi Haziri.

“Do të zgjerohet ky angazhim i yni dhe kemi me rritë dukshëm edhe mbështetjen dhe rezultatin zgjedhor. Nuk do të ndalemi, por do të vazhdojmë me takime shtëpi për shtëpi e derë më derë”, tha kryetari Haziri.

Të pranishmit e shumtë theksuan po punojnë natë e ditë në mbështetje të plotë për vizionin e Lutfi Hazirit dhe ekipit të tij, përderisa theksuan se LDK i respekton kundërkandidatët, por nuk ua falë asnjë votë.

“Dallimi i vizionit të LDK’së me të tjerët është si nata me ditën”, thanë ata thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.