UBT

Pacolli takohet me ambasadorin e Kanadasë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zv/Kryeministri i parë dhe ministri Jashtëm Behgjet Pacolli, takohet me ambasadorin e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, z.Daniel Maksymiuk.

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, z.Daniel Maksymiuk.

Ministri Pacolli e falënderoi ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja po i ofron shtetit të Kosovës. Me këtë rast, ai falënderoi posaçërisht përkrahjen e qeverisë kanadeze në procesin e integrimeve euro-atlantike për vendin tonë. “Vlerësoj mbështetjen e Kanadasë në proceset e shtetndërtimit, konsolidimit ndërkombëtar të vendit dhe përshpejtimit të proceseve të integrimeve euroatlantike për Kosovën”, ka thënë Pacolli.

FIDANISHTJA

Në takim është diskutuar edhe për investimet kanadeze në Kosovë për të cilat ambasadori Maksymiuk theksoi se kompani të shumta nga shteti i tij, janë të interesuara për mundësitë e investimeve në Kosovë në sektorin minerar me qëllim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Në këtë aspekt, ministri Pacolli dhe ambasadori Maksymiuk u dakorduan edhe për mundësitë krijimit të mundësive të reja ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë për promovimin e investimeve si dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.