Fundamenti

Eichhorst: BE-ja përkrah versionin aktual të Demarkacionit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian (BE) mbështet versionin aktual të Marrëveshjes për Përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar dje gjatë vizitës në Kosovë Angelina Eichhorst, zëvendësdrejtoreshë menaxhuese për Evropë e për Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, shkruan sot gazeta Zeri.

“Ju e dini pozicionin tonë, nuk ka ndryshim. Ne e konsiderojmë të rëndësishëm që marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend, siç ka bërë Kuvendi i Malit të Zi. Këtë ia ka bërë të qartë kryeministrit, këto janë pritjet tona”, ka thënë ajo.

E pyetur sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, gjegjësisht luftimit të krimit e të korrupsionit, ajo ka thënë se detyrimet e marra duhet të zbatohen.

“Është shumë me rëndësi që liderët t’i përmbushin premtimet për të cilat kanë premtuar se do t’i përmbushin, ky është qëndrimi ynë zyrtar për këtë çështje. E para është implementimi i MSA-së, këtë e kam dëgjuar nga shumë bashkëbisedues se janë të koncentruar në respektim të marrëveshjes. Kjo është e mirë se të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Eichhorst, shkruan Zeri.

Ajo ka folur edhe për fondet që Kosova do t’i përfitojë nga BE-ja.

“Është shumë e rëndësishme që në Kuvend të votohet Marrëveshja e IPA-s në mënyrë që BE-ja të mundë të mbështesë Kosovën me më shumë se 70 milionë euro. Ka edhe shumë ligje që urgjentisht duhet të kalohen në Parlament. Njerëzit duan punë, duan shëndetësi, edukim dhe është shumë e rëndësishme që të sundojë ligji. Ne jemi të gjithë evropianë. Ne jemi të gjithë pjesë e familjes evropiane dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim”, ka përfunduar Eichhorst.

Gjithashtu ka thënë që për liberalizim është e rëndësishme të arrihen hapat, për të cilët Kosova ka premtuar se do t’i ndërmarrë, siç është ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacion dhe luftimi i korrupsionit.

Hidromorava

Ajo këto deklarime i bëri pasi zhvilloi takime me përfaqësues institucionesh të vendit, shkruan Zeri.

Të parin e takoi kreun e Kuvendit Kadri Veselin. Ndonëse nuk u deklaruar para medieve sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e kryetarit u tha se Veseli dhe Eichhorst konfirmojë perspektivën evropiane të Kosovës.

Ajo ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. As nga këtu nuk pati paraqitje para medieve.
Por në faqen e “Facebook”-ut të Zyrës së Bashkimit Evropian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.

“Brukseli kërkon nga Haradinaj që të implementojë MSA-në, t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe të punojë me opozitën”, siç thuhet për të mirën e popullit.

Pasdite Eichhorst në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë fillimisht është takuar me përfaqësuesit e LVV-së.

Në takim përveç kryetarit Visar Ymeri kanë marrë pjesë edhe deputetët Aida Dërguti e Glauk Konjufca.

Në takimin me zyrtaren e BE-së nga LKD-ja ishte i pranishëm Avdullah Hoti. Pas takimeve nuk ka pasur deklarim për medie për atë se çfarë përfaqësuesja e BE-së diskutoi me përfaqësues të opozitës kosovare./ZERI/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.