UBT

Thaçi: Kosova shpejt do ta ketë ushtrinë e saj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që po merr pjesë në tryezën organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë se thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë forcë multientike dhe e ndërtuar sipas standardeve dhe brenda vitit do ta kenë zyrtarisht statusin dhe funksionin të qartë.

Thaçi ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Ai ka deklaruar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet të punojnë fort në këtë proces, në mënyrë që FAK-u të jetë forcë e ndërtuar sipas standardeve.

“Institucionet duhet të përfundojnë të gjitha përgatitjet për përfundimin e transformimit të FSK-së në FAK. Do të punojmë në krijimin e një force ushtarake multietnike sipas standardeve”, tha ai.

Thaçi ka treguar se nga kush do të përbëhet ekipi i unitetit të Kosovës që do të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë.

“Grupi i unitetit do të përbëhet nga Presidenca, Qeveria, Kuvendi ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha partitë politike, por do të ketë përfaqësues edhe nga shoqëria civile, mediat, akademia dhe kushdo që të kontribuojë në këtë proces politikë”, ka deklaruar Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi se “institucionet e Kosovës do të jenë bartëse të dialogut”.

Hidromorava

“Në fund të këtij procesi do të kemi një kualitet të ri të marrëdhënieve me Serinë”.

“Është e nevojshme që BE, por edhe shtetet anëtare të BE-së veç e veç të mbeten të përkushtuara ndaj procesit dhe të inkurajojnë palët”.

“Kam kërkuar që në këtë proces në fazën përfundimtare të përfshihen edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, pasi është e vetmja rrugë drejt ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme.

Ai ka nënvizuar se fqinjësia e mirë është shtegu kah kalon rruga evropiane e ballkanasve, njofton Klan Kosova.

“Dialogu nuk ka alternativë, sepse duhet të bëjmë marrëveshje për t’i ikur konfliktit dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme me Serbinë si fqinj. Duhet ndërtuar një frymë dialogu dhe bashkëpunimi; për të mbyllur kapitullin e luftës dhe hapur kapitullin e paqes”, tha Presidenti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.