UBT

Për çështje nacionale do të bashkëpunojmë me Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me Qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur ta mbrojë interesin kombëtar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se interesi i Kosovës rrezikohet që prej çastit kur Qeveria varet nga Lista Serbe.

Ajo ka uruar që Qeveria Haradinaj të mos ketë jetëgjatësi.

Hidromorava

Në këtë intervistë, nënkryetarja e Kuvendit e ka vlerësuar veprim të duhur vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Murat Mehës nga komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin Zi dhe për emërimin e Shpejtim Bulliqit. “Ne vazhdimisht jemi angazhuar për mbrojtjen e interesit të Kosovës dhe këtë do ta bëjmë çdo herë. Lëvizja Vetëvendosje! nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur për mbrojtjen e interesit nacional”, ka thënë Dërguti.

Në këtë intervistë, Dërguti ka folur edhe për bashkëpunimin që kjo lëvizje mund të ketë me LDK-në në këtë mandat.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe bashkërendim me partitë opozitare. “Edhe këtë herë shpresoj të kemi opozitarizëm të mirëfilltë e përmbajtjesor dhe në mbrojtje të interesave të vendit e të qytetarëve. Edhe në dy mandatet e kaluara, edhe kur kemi qenë opozitë më e vogël, ne kemi treguar gatishmëri për bashkëpunim e koordinim. Falë një koordinimi dhe bashkëpunimi të mirëfilltë u mundësua që në mandatin e kaluar t’i ndalim marrëveshjet e dëmshme, ani pse kishim përgjysmë më pak deputetë. Tani jemi partia më e madhe në Kuvend me 32 deputetë dhe sigurisht se opozita do të jetë shumë më e fuqishme, ndaj presim që edhe LDK-ja të tregojë konstuktivitet në bashkëpunim”, ka thënë Dërguti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.