ARKATANA

Bresalci: Lutfi Haziri na e ktheu dinjitetin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, në takime të ndara, kanë takuar sot strukturat e partisë në Bresalc, Ponesh e Verbicë të Zhegocit, për t’i marrë qëndrimet e tyre lidhur me investimet në këtë pjesë për t’i inkorporuar në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Kryetari i nëndegës së Bresalcit, Mustafë Selimi, është shprehur se në Bresalc ka pasur rezultate të punës dhe jo të propagandës.

“Nën qeverisjen e kryetarit Haziri, në Bresalc ka pasur rezultate të punës e jo të propagandës. Me këto investime banorëve të fshatit tonë i është kthyer dinjiteti. Do të punojmë bashkërisht që ta bëjmë fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe LDK-së sonë”, ka thënë Selimi, me konstatimin e të cilit janë pajtuar qindra aktivistë të partisë.

Kryetari Lutfi Haziri theksoi se e bënë krenar fakti që tashmë janë në prag të përmbylljes së punëve në këtë fshat, për të vazhduar edhe me projektet tjera sipas kërkesave të qytetarëve.

Fundamenti

“Në “Lagjen e Xhamisë” dhe në “Gllamë” na mbetet t’i përfundojmë punët tona sepse shumicën e projekteve i kemi realizuar. Jam shumë krenarë për këtë. Për punë të kryer nuk ka falënderim sepse e kemi pasur obligim që t’ua kthejmë njerëzve dinjitetin. E investimi i shekullit për Gjilanin është autostrada Gjilan-Prishtinë, ku do të ketë impakt të madh të zhvillimit edhe për Bresalcin, Poneshin, e Verbicën e Zhegocit”, tha Haziri.

Edhe banorët e Poneshit dhe Verbicës janë shprehur falënderues për udhëheqësinë komunale për realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit, ndërsa i kanë paraqitur kërkesat e tyre për investime për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Strukturat e LDK’së në këto fshatra kanë konfirmuar se kanë filluar takimet lagje për lagje e derë me derë, për t’i caktuar prioritetet e investimeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.