Hidromorava

Livoçi i Epërm e Livoçi i Ulët falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me takimet mobilizuese në terren me strukturat e saj.

Kësaj radhe strukturat e Livoçit të Epërm, Blinajes, Livoçit të Epërm dhe Lagja e Jabuqve, i kanë bërë ‘konak’ kreut të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherit kandidat për kryetar për zgjedhjet e 22 tetorit.

Strukturat e nëndegëve të këtyre fshatrave kanë shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Haziri, për të cilin tha se i ka mbajtur premtimet në realizimin e projekteve komunitare.

“Projektet e mëdha që janë realizuar në këtë mandat, kryesisht në infrastrukturë, janë më të mëdha se krejta qeveritë tjera të pasluftës”, thanë njëzëri strukturat e partisë së këtyre fshatrave.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri uroi që procesi zgjedhor shkoj mirë dhe qetë, duke shtuar se qëllimi është rritja e votës dhe mbështetjes qytetare krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Haziri në fund ka lavdëruar listën e kandidatëve të LDK’së për asamble komunale, duke thënë se LDK e Gjilanit ka një listë kredibile dhe larg më të mirë se partitë tjera.

“Bashkë do të dalim faqebardhë dhe do t’i vazhdojmë punët e hajrit në përfundimin e katërshes së madhe infrastrukturore, subvencionet në bujqësi me anë të të cilave e kemi forcuar familjen, sikur edhe investimet në sektorët tjerë. Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur”, tha Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.