Fundamenti

Vllasi: Kabineti i qeverisë së re, rezultat i pazareve të koalicionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi konsideron se kabineti i ri qeveritar është tejet i ngarkuar.

Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i pazareve të koalicionit.

“Tepër i madh është numri i funksionarëve qeveritar, ministrave, zv.kryeministrave, zv.ministrave tepër i madh por kjo është rezultat i pazareve të koalicionit që e kanë bërë dhe nuk janë marrë në konsideratë nevojat reale të Kosovës për një qeveri funksionale por me u kënaq kërkesat e partive të koalicionit. Do të thotë është rezultat i marrëveshjeve dhe jo rezultat i nevojave”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, kërkesat e Listes Serbe kanë mundur të jenë edhe më madhore, marrë parasysh që vota e tyre ka luajtur rol të madh.

Uji Dea

“Mandatin e kaluar i kanë pas tre vende të ministrave dhe kanë pretenduar aq, bile mirë është që s’kanë kërku ma tepër se qysh ka ardh puna me u nvarë shumëcka prej votave tyre edhe kanë mbetë në atë numër sa kanë pas më herët, a është deshtë ndonjë ministri tjetër apo këtë të Bujqësisë, ajo është punë e vlerësimeve por edhe kjo pjesë e marrëveshjes së subjekteve që janë në koalicion”.

Ndërkaq sa i përket çështjes së Demarkacionit dhe formimit të Ushtrisë, Vllasi thotë se nuk do të kalohen lehtë.

“Të shohim , duhet t’i dijmë pozicionet e partive se atëherë kanë që në opozitë tash janë në pushtet si do të dalin ndaj këtyre dy ceshtjeve për të cilat e patën bllokuar funksionimin e parlamentit dhe qeverisë, mbetet me u pa por nuk mendoje se do të dilet lehtë të cilat, është arsyeja që e patën bërë shkak për bllokimin e punës në parlament”, ka theksuar ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.