Eko Higjiena

Fatmir Sejdiu, i gatshëm të jetë pjesë e Ekipit të Unitetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se e ka kundërshtuar dialogun e Kosovës me Serbinë në formatin “që nuk ka definim të qëllimit”.

Në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ai ka shtuar se pala serbe ka dashur që ta keqpërdor dialogun për qëllimet e saja.

Sejdiu shprehet se ka kërkuar nga të gjithë pasardhësit e tij, që të kërkojnë ndihmë nga ai në këtë proces, por edhe në proceset e tjera, porse asnjëherë nuk e kanë konsultuar. Ndërsa, thotë se do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e Ekipit të Unitetit të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi.

United Hospital

Ai ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është jashtëzakonisht e ndjeshme, si për shtetin të Kosovës, po ashtu edhe për marrëdhëniet e shtetit me fqinjët e tij. Ndaj, ka kërkuar nga instancat më të larta të vendit, që të kenë kujdes në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ish-presidenti i Kosovës ka kërkuar që institucionet e vendit të punojnë në ndërrimin e Kushtetutës së saj, sidomos në pjesën ku presidenti i vendit zgjidhet në Parlament. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një Kushtetutë ku presidenti zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve të vendit. Por, ka shtuar se kjo gjë nuk duhet të jetë një ndër prioritetet kyçe të vendit, pasi që Kosova është në zor të temave të mëdha, si: Demarkacioni, Asociacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sejdiu në këtë emision ka folur për ecurinë e formimit të institucioneve të reja, me theks të veçantë formimin e Qeverisë Haradinaj. /Tribuna Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.