UBT

Në Gjilan shpërndahen pako ushqimore për 200 familje skamnore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot janë shpërndarë pako ushqimore për 200 familje në nevojë, i cili është financuar nga Shoqata “Islamic Relief” dhe mbështetur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Nexhat Hajrullahu, drejtor i DSHMS-së në Gjilan, tha se solidariteti i treguar nga kjo shoqatë për familjet në nevojë është i mirëseardhur dhe zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Falënderoj shoqatën “Islamic Relief” për këtë donacion që ka sjellur sot në Gjilan. Familjet përfituese janë zgjedhur në bazë të listës që posedon drejtoria, duke u ndihmuar rasteve më të rënda që kemi të regjistruara deri më tani. Këto 200 familje të mbështetura kanë të zgjidhur problemin e bukës së gojës për një periudhë të ardhshme. Ne do të përkujdesemi vazhdimisht që rastet e rënda dhe me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale t’i mbështesim kohë pas kohe”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

ARKATANA

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo Drejtori, është duke u marrë në baza ditore me raste të kësaj natyre.

“Si Drejtori jemi duke i mbështetur në vazhdimësi një numër shumë të madh të familjeve me gjendje të rëndë sociale dhe tashmë një numër i konsiderueshëm është në skemën sociale, poashtu Komuna e Gjilanit ka krijuar kushte për jetë, ku rreth 50 familjeve u janë ndërtuar shtëpitë e reja, pastaj mbi 35 familjeve ua kemi renovuar shtëpitë, rreth 50 sosh janë duke iu paguar qeratë mujore për banim dhe një sërë aktivitetesh periodike që ndihmohen në forma të ndryshme brenda vitit në bashkëpunim edhe me donatorët”, ka thënë drejtori Hajrullahu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.