ARKATANA

Qeveri me ‘këmbë qelqi’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Analistët politikë vlerësojnë se qeveria “Haradinaj”, e cila i ka vetëm 61 vota në Kuvend dhe që është e varur nga votat e Listës Serbe, është e predispozuar të dështojë. Sipas tyre, ekzekutivi i ri është ngritur mbi “këmbë qelqi”, prandaj nuk mund të flitet për stabilitet të saj.

Pas 13 vjet pritjeje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u kthye në misionin e tij të lënë përgjysmë – në ulësen e të parit të Qeverisë.

Megjithatë, pavarësisht shumë lëvdatave që janë dëgjuar gjatë kësaj kohe për 100 ditët e tij qeverisëse më 2004-n, pritjet për qeverinë “Haradinaj 2” janë shumë më të vogla, transmeton zeri.inf.

Mobi Casa

Opozita kosovare, e përbërë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LA, qysh në ditën e parë të Qeverisë së re janë zotuar për rrëzimin e saj. Madje, e “kanë kërcënuar” që të mos sjellin në Kuvend temat e mëdha pasi aty vetëm sa do të fillonte fundi i tyre.

Sipas opozitës, kjo Qeveri nuk do të arrijë të bëjë asnjë veprim përmbajtjesor për shkak të varësisë që do ta ketë nga Beogradi. Kurse në anën tjetër analistët kosovarë vlerësojnë se një Qeveri e krijuar nga numra të tillë është e predispozuar të dështojë, transmeton zeri.info.

Sipas tyre, kjo Qeveri është ngritur mbi këmbë qelqi dhe nuk mund të flitet për stabilitet. E rreth premtimit të Haradinajt për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave brenda tre muajve, ata thonë se është e pamundur./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.