Hidromorava

Jyksel Gjinolli Sylejmani : Do të jem zëri i sinqertë që përfaqëson qytetarët në Kuvend

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Jyksel Gjinolli Sylejmani me një traditë të pasur familjare e kombëtare dhe me një përvojë në menaxhimin e arsimit dhe së fundit edhe në fushën politike ka kandiduar nën ombrellën e PDK-së për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale. Ajo në adresimin e saj drejtuar gjilanasve ka thënë se me votën tuaj pro do të më mundësoni dhe obligoni të punoj më fuqishëm për ju dhe të jam zëri juaj në kuvend. Do të jem zëri i sinqertë që përfaqëson qytetarët në Kuvend dhe do të jem zëri i grave në përfaqësime të kuotës një me një. Do të kujdesem maksimalisht që të ketë cilësi në arsim dhe të mos ndodhë që viti shkollor të filloj pa ditarë sepse raste të tilla nuk kanë ndodhur as në kohët më të vështira ka shkruar Gjinolli.

Lexojeni postimin e plotë të Jyksel Gjinollit adresuar qytetarëve gjilanas

“Sugjerimet e juaja obligimi ynë” Të nderuar qytetarë.
Duke ju çmuar për kohën që ju do t’më kushtoni mua ju falënderoj paraprakisht. Ne të gjithë meritojmë dhe dëshirojmë të kemi një të ardhme sa më të mirë kjo vlerë dhe peshë që ekziston me njerëzimin e civilizimin.

Ne mund të bëjmë edhe më shumë vetëm nëse ballafaqohemi me gjitha të mirat dhe sfidat që i ka jeta duke qenë mirënjohës edhe për punën që është bërë deri më tani nga politika e shtetndërtimit tonë. Rruga e trasuar deri tani është inspirim dhe angazhim më i madh që ne si shoqëri të angazhuar në jetën politike të bëjmë më shumë punë duke i përmirësuar ndoshta edhe gabimet eventuale këtyre viteve të fundit, gjithmonë duke shërbyer drejtë dhe pa hile gjithë qytetareve pa dallim.

Mburrem dhe jam shumë krenare që jam pjesë e familjes Gjinolli e cila është një familje kombëtare dhe kontributdhënëse për qytetin tonë ku edhe e dha epitetin emrit Gjilan dhe nga gjiri i saj dha shumë mësimdhënës, ekonomist, mjek, në sferën e kulturës ku edhe sot janë ikona jo vetëm në qytet, po edhe në mbarë kombin tonë.

Në veçanti dua të nxjerri në pah edhe kreativitetin tim si pjesë e komunitetit artistik të Gjilanit sepse përveç bukurisë që i ofron artisti qytetit mund të ofroj edhe politika të mirëfillta sociale në mirëqenien e qytetarëve.

Ne shpeshherë hezitojmë për vlerat tona se sa te vyeshëm mund të jemi dhe sa shumë mund të bëjmë që proceset e vendit t’i qojmë përpara, Me këtë gjë jam vërtetuar më angazhimin tim në arsim në moshë shumë të re e deri më sot 21 vjet punë të palodhshme ku edhe sot e ushtrojë me shumë zell e dashuri duke mos e anashkaluar edhe udhëheqjen e shkollës më të madhe në qytet “Thimi Mitko”.

Mirëpo edhe jeta politike shumë më ka fascionuar dhe më ka dhënë shtysë për punë edhe më të mëdha për qytetin dhe gjithë qytetarët e saj, më angazhimin tim dhe me besimin e dhënë nga strukturat e larta të PDK-së, ku jam në krye të GD, dega në Gjilan, ju garantoj edhe përmes kësaj deklarate që do të angazhohem që politikat e vendit t’i qojmë përpara bashkërisht. Për ta bërë këtë punë kaq tërheqëse dhe njëkohësisht edhe aq të ndërlikuar më duhet përkrahja dhe vota juaj andaj kërkoj mbështetjen e juaj dhe familjes suaj që të kemi një të ardhme sa më të ndritur.

ARKATANA

Jam model i femrës shqiptare të guximshme ku çdoherë do të punoj për ta sfiduar kohën, mentalitetin dhe duke thyer tabutë e shumta që i ka shoqëria jonë duke hapur rrugë për të ecur përpara.

Ne shpesh ndihemi keq kur shohim qytetin tonë që ka mbetë pa perspektivë thuajse në të gjitha sferat. Ne kemi obligim të punojmë për qytetin dhe fshatrat tona duke ngritur cilësi në arsim, shëndetësi, ekonomi, kulturë, sporte, mirëqenie, ngritjen e turizmit dhe organizimin e projekteve atraktive për vizitorë që do të jenë shumë fitimprurëse për vendin tonë sepse fatmirësisht dhe gjeografikisht kemi strukturë të për ta zhvilluar.

Dhe gjithë këto të mira për vendin tonë mund t’i ofroj vetëm programi i PDK më liderin model dhe të pakrahasueshëm që do jetë kryetarë i Gjilanit z. Zenun Pajaziti i cili në vete ngërthen kulturë, meritokraci, zell, përkushtim ku gjitha këto do t’i jetësojmë gjatë mandatit të tij udhëheqës nga tetori i këtij viti.

Të nderuar, me votën tuaj pro do të më mundësoni dhe obligoni të punoj më fuqishëm për ju dhe të jam zëri juaj në kuvend.

Do të jem zëri i sinqertë që përfaqëson qytetarët në Kuvend dhe do të jem zëri i grave në përfaqësime të kuotës një me një.

Do të kujdesem maksimalisht që të ketë cilësi në arsim dhe të mos ndodhë që viti shkollor të filloj pa ditarë sepse raste të tilla nuk kanë ndodhur as në kohët më të vështira.

Gjinolli ka përmendur edhe Lagjen e “Dardanisë” ku thotë se pos shëtitores kujdes i veçantë do i kushtohet edhe hedhjes së mbeturinave dhe rregullimit të orarit të kafiterive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.