Sokol Haliti nuk ndalet, thotë se po i realizon projektet e premtuara
Viti – Sokol Haliti gjatë punimeve që ka përcjellur në rrugën “Shaqir Shaqiri” në Pozheran ka thënë se premtimet e dhëna më herët po realizohen një nga një. Jam krenar dhe ballëhapur dal para çdo qytetari vitias ka shtuar Haliti.
Është asfaltuar rruga “Shaqir Shaqiri” në fshatin Pozheran të Vitisë. Punimet nga afër i përcjelli kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i cili tha se është i përkushtuar që t`i realizojë shumicën e premtimeve rreth projekteve të mëdha.”Jam fokusuar vazhdimisht që të jem në shërbim të qytetarit vitias duke mos bërë dallime dhe duke përkrahur të gjitha projektet që janë në dobi të qytetit dhe fshatrave të Vitisë” ka thënë Haliti.
Haliti ka thënë se projektet po realizohen sipas dinamikës së paraparë dhe kjo është një garanci se edhe punimet janë me cilësi të mirë./rajonipress/

