Fundamenti

“Sakrifica” e PAN-it godet zhvillimiin e Kosovës

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Duke parë marrëveshjen tepër të shtrenjtë në kosto politike që po e paguan PAN-i për formimin e Qeverisë së re, analistët theksojnë se edhe nga kjo përbërje e re e ekzekutivit të vendit nuk mund të pritet asgjë e mirë, sidomos me ministritë e sektorit të ekonomisë, kur lista serbe merr Ministrinë e Bujqësisë, e Pacolli Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

PAZARI I DËMSHËM ME MINISTRITË KYÇE

MZHE-ja dhe MBZHR-ja, në duar të Pacollit dhe serbëve

“Si Lista Serbe, ashtu edhe Pacolli do të punojnë për interesa të tyre, jo të Kosovës. Dy ndër ministritë fundamentale janë lënë në duar të pasigurta, dhe dëmet e saj do të vërehen në të ardhmen. Bujqësia dhe Zhvillimi Ekonomik do të duhej të ishin ministritë fundamentale për zhvillimin e vendit, motorët e ecjes përpara të Kosovës, e cila po stagnon çdo ditë dhe do të stagnojë edhe më shumë”, tha Faton Mehmeti

Duke parë marrëveshjen tepër të shtrenjtë në kosto politike që po e paguan PAN-i për formimin e Qeverisë së re, analistët theksojnë se edhe nga kjo përbërje e re e ekzekutivit të vendit nuk mund të pritet asgjë e mirë, sidomos me ministritë e sektorit të ekonomisë, kur lista serbe merr Ministrinë e Bujqësisë, e Pacolli Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ata theksojnë se është një fatkeqësi e madhe për Kosovën, që politika e papërgjegjshme po e sjell në këtë derexhe, që Kosova të japë një nga ministritë më fundamentale një Liste Serbe, e cila është aty vetëm që t’i mbrojë interesat e Serbisë armiqësore në Kosovë, dhe jo interesat e qytetarëve shumicë të Kosovës. Analisti Jeton Kelmendi thotë se realisht edhe me këtë Qeveri Kosovën nuk e presin ditë të mira, sepse kjo Qeveri, sipas tij, do të jetë një “kaçamak” i bylmyar me tyxharë dhe militantë e të paditur, të cilët vetëm lëkurën e tyre mendojnë si ta shpëtojnë, duke u mbështjellë me pushtet. “Tyxhari Behxhet Pacolli mund t’i gjejë disa ministra. por kurrë të bëjë punë të mirë, ndërsa Ramush Haradinaj nuk ka as dije, as dinjitet të udhëheqë një Qeveri, pasi që, pos shkollës fillore, nuk ka shkollim tjetër të rregullt. E, PDK-ja e Kadri Veseli janë njerëz në panikë për të bëmat e tyre dhe e kanë vetëm një hall, se si ta shpëtojnë lëkurën e tyre nga burgu. Në këtë koalicioni Lista Serbe është fituesja më e madhe, sepse realisht këtë Qeveri do ta dirigjojë Vuqiçi nga Beogradi”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Papërgjegjësi kombëtare

ARKATANA

Sipas analistit Florim Zeqa, dhënia e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe, për më tepër se papërgjegjësi shtetërore, është edhe papërgjegjësi kombëtare, kur dihet ndikimi dhe kontrolli i plotë i Beogradit ndaj serbëve të Kosovës. “(Pa) përgjegjësia në radhë të parë bie mbi koalicionin PAN dhe të nominuarit për kryeministër të vendit, i cili në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, me dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe i rrezikon seriozisht produktet ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve të vendit. Kështu me Qeverinë e “re”, qytetarët e vendit nuk do ta hanë më bukën “thatë” vetëm me krunde të derrave, por edhe me ekstra produkte nga kuzhinat e Beogradit”, u shpreh ai. “Ajo çka është më e keqja, pas një apo dy vjetësh, kushedi sa do të jetë e lartë përqindja e sëmundjeve kancerogjene në Kosovë. Mbase zgjidhja më e mirë për Kosovën me qeverisjen e “re” do të ishte, që Listës Serbe t’i jepet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kur dihet edhe ata nuk do ta bënin më mirë dhe as më keq se sa pararendësit e tyre shqiptarë sa u përket punësimeve në Kosovë, përderisa mirëqenia qytetare edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm si slogan politik, i papërmbushur dhe i paarritshëm në Kosovën e varfër dhe degraduar në aspektin social”,tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Dy sektorë në rrezik

Edhe analisti Faton Mehmeti thotë se realisht Lista Serbe është vegël e Vuçiqit, dhe duke zbatuar planet e saj, Kosova rrezikon shumë. “Rrezikon shumë, pasi Serbia nuk ka qëllime të mira ndaj Kosovës, ajo vetëm dëshiron që t’i bëjë dëme të mëdha Kosovës. Jo rastësisht është zgjedhur Ministria e Bujqësisë, kjo për faktin se produkte që Serbia i ka me bollëk, Kosova përmes Ministrisë së Bujqësisë nuk do t’i subvencionojë ato produkte, që bujqit e zakonshëm mos të kenë leverdi t’i prodhojnë, kështu që importi nga Serbia bëhet i pashmangshëm. Edhe lëndët e para për disa produkte pritet të merren nga Serbia, duke përfituar miliona euro”, u shpreh ai. “Shumë shpejt, që nga pranvera e ardhshme, do të ketë më shumë produkte serbe në Kosovë, sepse Lista Serbe ka projekte politike ndaj Kosovës, ajo duke mos e njohur shtetin e Kosovës vetëm sa e dëmton atë. Nuk është dashur në asnjë mënyrë t”i jepet Ministria e Bujqësisë serbëve, pasi është ministri fondamentale për zhvillim e vendit”, tha Mehmeti. Po aq të dëmshëm ai e sheh edhe pozicionimin e fuqishëm të Pacollit në ekzekutiv. ” Pastaj Ministria e Zhvillimit Ekonomik është në duart të AKR-së për të zhvilluar Pacollin dhe klanin e tij edhe më shumë, jo për të zhvilluar Kosovën. Si Lista Serbe, ashtu edhe Pacolli do të punojnë për interesa të tyre, jo të Kosovës. Dy ndër ministritë fundamentale janë lënë në duar të pasigurta, dhe dëmet e saj do të vërehen në të ardhmen. Bujqësia dhe Zhvillimi Ekonomik do të duhej të ishin ministritë fundamentale për zhvillimin e vendit, motorët e ecjes përpara të Kosovës, e cila po stagnon çdo ditë dhe do të stagnojë edhe më shumë”, tha Faton Mehmeti.

Serbia e shton ndikimin

Edhe politologu Arsim Haziri konsideron se qeverisja “Haradinaj” qysh në fillim është ndeshur me Listën Serbe me kërkesat e saj. “Ministria e Bujqësisë, siç është vendosur, do t’i takojë Listës Serbe, e cila, fatkeqësisht, dirigjohet prej Beogradit zyrtar, madje edhe zhvillimi ì vendit do të varet kryekëput prej këtij subjekti, që në vazhdimësi mundohet për të minuar Kosovën në çdo sferë. Pra, të varet zhvillimi ekonomik prej këtij subjekti, është fatkeqësia më e madhe që e bën ky koalicion karshi vendit tonë”, theksoi ai. “Kjo është e papranueshme dhe si e tillë ndoshta do të ndikojë edhe në inicimin e marsheve kundërshtuese qytetare. Pra, paqëndrueshmëria e këtij koalicioni, ashtu edhe stagnimit të Kosovës, në çdo sferë qysh tashmë është bërë, kjo është realizuar prej atyre subjekteve politike që janë dhënë skajshmërisht pas pushtetit politik”, tha Arsim Haziri.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.