United Hospital

Luli i vocërr

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kadri Veseli, i njohur me nofkën e luftës “Luli”, është rizgjedhur dje në krye të Kuvendit të Kosovës. Por, për dallim nga mandati i parë kur kishte marrë 74 vota të deputetëve, ai dje mezi arriti t’i sigurojë 62 sosh. Zvogëlimi i fuqisë politike të ish-kreut të SHIK-ut nisi më 11 qershor kur PDK-ja nën drejtimin e tij pësoi tkurrjen më të madhe në historinë e saj. Për ta marrë epitetin e kryeparlamentarit, pas dështimit për shtatë herë me radhë, atij i janë dashur votat e deputetëve serbë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nisi më 3 gusht, ndërkaq përfundoi tek dje, më 7 shtator. Tentimi i tetë me radhë për ta finalizuar seancën konstituive gjatë ditës së djeshme kurorëzoi liderin e PDK-së, Kadri Veseli, me epitetin “Kryeparlamentar”.

Veseli ndonëse edhe në legjislaturën e kaluar ishte në këtë pozitë, nuk e pati fare të lehtë që të rikthehet në krye të Kuvendit, shkruan tutuje “Zëri”.

Përkundrazi, u bënë gati 3 muaj qysh prejse koalicioni PAN nisi luftën për sigurimin e votave dhe shpëtimtari i tij, më në fund, u bë AKR-ja e Behgjet Pacollit (pasi u shkëput nga koalicioni me LDK-në dhe me Alternativën) dhe votat e deputetëve të Listës Serbe.

FIDANISHTJA

Kështu me 62 vota pro dhe 52 kundër kreu i PDK-së rimori edhe një mandat në krye të Kuvendit, shruan “Zëri”.

Ndërkohë seanca e së enjtes, e thirrur për herë të dytë dje, zgjodhi edhe pesë nënkryetarët e kësaj legjislature.

Ndërkaq, ndryshe prej Veselit, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, pritet të zgjidhet në seancën e paralajmëruar për nesër (e shtunë).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.