Eko Higjiena

Veseli thotë se i erdhi fundi bllokadës institucionale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe mandatari për krijimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, kanë dalë në një konferencë të përbashkët shtypi.

Veseli tha se nga dita e sotme nuk ka bllokadë institucionale dhe se i presin shumë punë përpara.

Seanca e sotme ku u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke mundësuar dhe konstituimin e Kuvendit, u mbajt më 7 shtator në Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se kjo është një koincidencë e mirë .

ARKATANA

“Koincidenca e 7 shtatorit është ditë historike për Kushtetutën e Kaçanikut. Por edhe konstituimi i Kuvendit tonë është një shenjë e mirë, sepse ne punojmë për të mirën e qytetarëve dhe të atdheut tonë që të mbrojmë atë që kemi arritur deri më tani, të respektohet vullneti qytetar dhe të kemi institucione që lidhen drejtpërsëdrejti me vendin tonë dhe integrimet euroatlantike”.

Veseli ka falënderuar të gjithë deputetët që sot e votuan, si nga pozita ashtu dhe nga opozita, sikur u shpreh ai.

“Nga dita e sotme nuk ka bllokadë institucionale. Kemi shume agjenda përpara nesh, të cilat lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve tanë…Nuk kemi kohë për të humbur, kam proceduar të presidenti i Kosovës propozimin për mandatarin tonë”, tha kryeparlamentari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.