Kush është lumturia e Kidës?
Këngëtarja nga Kosova e cila është mjaftë “in” me muzikën e saj, Kida është duke kaluar pushimet në Turqi me familje.
Ajo nuk ka lënë pa postuar fotografi nga ky vend, duke treguar edhe sa po i shijon pushimet pas netëve të shumta pune gjatë verës, shkruan Indeksonline.
Sigurisht, ajo ka ndarë me fansat e saj edhe lumturinë e saj më të madhe, e cila edhe po e shoqëron në këto pushime që po i kalon në Turqi.
Bëhet fjalë për nënën e saj, për të cilën Kida e ka përshkruar si lumturia e saj.
“You are my happiness- Ti je lumturia ime”, ka shkruar ajo në fotografinë e publikuar në Instagram me nënën e saj./Indeksonline/

