Arianit Ibrahimi: Premtoj se do të jem zi fuqishëm i të rinjve brenda Kuvendit
Gjilan – Premtoj se do të jem zë i fuqishëm i të rinjëve brenda kuvendit, duke i ngritur temat që janë në interes të të rinjëve, duke dhënë ide dhe paraqitur projekte me të cilat të rinjët do ta kishin më të lehtë t`i qaseshin problemeve dhe brengave të tyre ka thënë Arianit Ibrahimi.
Lexojeni të plotë postimin e Arianit Ibrahimit
Të nderuar miq,
Sot edhe zyrtarisht e prezantoj para jush kandidaturën time për asamble komunale (nr. #3), premtoj se do të jem zë i fuqishëm i të rinjëve brenda kuvendit, duke i ngritur temat që janë në interes të të rinjëve, duke dhënë ide dhe paraqitur projekte me të cilat të rinjët do ta kishin më të lehtë ti qaseshin problemeve dhe brengave të tyre.
Pres mbështetje të gjer e të madhe nga të gjithë ju miq dhe familjar, të cilët pareshtur e keni mbështetur karrierën time politike ndër vite, në të gjitha angazhimet, aktivitetet, organizimet e mija, ju jam mirënjohës, në ditët në vijim do të filloj të ju kontaktoj me radhë, që edhe një herë të tregojmë se ne funksionojmë si një ekip i gjer së bashku, ku edhe këtë sfidë do ta kalojmë së bashku do të ja dalim të korrim sukses.
Falënderoj edhe strukturat e partisë që e kanë aprovuar kandidaturën time, po ashtu i uroj fat dhe sukses të gjithë kandidatëve brenda listës së AKR-ës.
Me respekt
Arianit Ibrahimi
Sekretar i Degës.


