Fundamenti

Haziri uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor duke shprehur bindjen se në Gjilan çdo vit do të ketë vetëm ngritje të cilësisë së arsimit dhe të kushteve më të mira për punë dhe mësim.

“Është dita e parë e mësimit për këtë vit shkollor. Është viti i parë i shkollimit për fëmijët të cilët janë ulur në bankat e shkollës për të nisur mësimin e shkronjave si hapa të parë të arsimimit dhe edukimit. Si prioriteti i parë që është arsimi në programin tim qeverisës, gjithnjë jam angazhuar për kushte më të mira, për mbështetje të fuqishme dhe për cilësi. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të jetë edhe më tutje elitë sa i përket arsimimit dhe sukseseve në cilësinë e mësimit”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Më tej kryetari Haziri ka bërë të ditur se investimet në arsim do të jenë të vazhdueshme, sepse sipas tij vetëm me standarde të lartë në arsim, mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, çka më së shumti i duhet Kosovës.
“Kuadrot e Kosovës duhet të jenë lojale me ato në vendet më të zhvilluara. Vetëm me ngritje të cilësisë në arsim mund të kemi suksese dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjilani ka kapacitete, ka mundësi dhe punon që kuadrot që dalin nga kjo komunë të jenë konkurruese të fuqishme në tregun e punës kudo në Europë dhe gjetiu. Urime dhe qoftë i mbarë për të gjithë ky vit shkollor”, ka shtuar kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.