KBI në Gjilan shpërndan për 780 familje mish të kurbanit
Gjilan – Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme që pas faljes së namazit të Bajramit dhe fillimit të prerjes së kurbaneve të bëjë edhe shpërndarjen e mishit i cili më tash është i njohur si rit fetar që pjesa dërmuese e kurbanit të shpërndahet në familjet më të nevojshme për ndihmë.
Kështu që sot ka shpërndarë mishin nga kurbanët e prere për 780 familje nga 5 kg mish. Ata që përfituan më së shumti janë familjet që kanë të regjistruar fëmijë jetimë, pastaj familjet skamnore dhe të gjithë ata që kanë shprehur interesimin për të marre mish nga kurbanat e therur.
Këshilli i Bashkësisë Islame falënderon të gjithë ata që kanë therur kurban nëpërmjet organizimit të bashkësisë islame duke e lutur Allahun që t`i shpërblejë për sakrificën e tyre ka thënë Agim Hyseni./rajonipress/


