Vitiasi sulmohet me shkop druri nga dy persona
Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti ka pranuar një ankesë nga Ankuesi shqiptar ku ka raportuar se është sulmuar fizikisht me shkop druri nga dy persona të panjohur të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore, si dhe i kanë dëmtuar (thyer) edhe xhamat e veturës.
Pas hetimeve të zhvilluara rreth rastit i dyshuari shqiptar i cili ka qen në arrati me datë 22.05.2017 është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë.
Rasti i referohet PTH-së njoftoj Ismet Hashani. /rajonipress/


