ARKATANA

Ka apo s`ka ujë në lagjen “Arbëria”, përgjigjet menaxhmenti i “Hidromoravës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ditëve të fundit ka pasur shumë reagime dhe ankesa të qytetarëve se në lagjen “Arbëria” ka mungesë të ujit të pijshëm. Çka thonë përgjegjësit e “Hidromoravës” rreth ankesave të banorëve.

Qyteti i Gjilanit është ndër qytetet e rralla në Kosovë që furnizohet me ujë pa ndërprerje, pavarësisht stinëve të vitit. Kjo është vërtetuar edhe nga raportet e kenaqshmerise së konsumatorëve, por edhe nga Raportet e ARRU si institucion i pa varur i Republikës së Kosovës që merret me performancën e KRU në Kosovë.

ARKATANA

Qyteti i Gjilanit ka mbi 80000 banor apo afër 23000 ekonomi familjare dhe në asnjë mënyrë nuk mund të barazohet me numrin e banorëve të një rruge si rasti i referuar i rrugës “Edit Durham” në lagjen “Arbëria” në Gjilan që nuk ka më shumë se 250 banor ose më pak se 50 shtëpi.

Bazuar në të dhënat e zyrës për konsumator të KRU “Hidromorava” në Gjilan deri në ditën e referuar nuk ka pasur asnjë ankesë për mungesë të ujit apo për ndonjë defekt për të cilën do të kishim reaguar në rast mungese të ujit. Ne jemi të vetëdijshëm se pavarësisht angazhimit, KRU “Hidromorava” e ka të vështirë sidomos gjatë periudhës së verës të mbuloj plotësisht zonën e shërbimit me ujë të pijshëm. Por megjithatë, gjithmonë kemi qenë afër konsumatorit dhe në shërbim të qytetarëve të tri komunave, Gjilan Viti dhe Kamenice thuhet në përgjigjen e menaxhmentit të KRU “Hidromorava” në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.