Gentiana Avdyli: Do të punojë për zgjidhjen e shumë problemeve që ka Artana
Gjilan – Gentiana Avdyli është kandidate për këshilltare komunale nga radhët e AKR-së në Artanë. Ajo i është drejtuar qytetareve të kësaj komune që ta mbështesin për faktin se është e përkushtuar që të punojë në zgjidhjen e shumë problemeve që ka kjo komunë.
Gentiana Avdyli ka treguar një seriozitet të madh kur është kandiduar për të marrë votën e qytetarëve. Serioziteti i saj dhe përkushtimi për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale shihet edhe në postimin e saj adresuar qytetarëve.
Lexojeni të plotë postimin e Gentiana Avdylit
Të dashur dhe të respektuar familjarë, miq dhe bashkëvendës të Novo Bërdës.
Ju njoftoj se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, do të jem pjesë e Kandidaturës për Asamble Komunale në Novo Bërdë, në radhët e Partisë Aleanca Kosova e Re. Me besimin e plotë tek ju, do të jem zëri i rinisë dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Novo Bërdës.
Me gjithë vullnetin për punë dhe me shumë angazhim do të jem pjesë e zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohemi ne si shoqëri. Kërkoj nga ju mbështetjen tuaj, me plot besim se nuk do ju zhgënjej pashkruar Gentiana Avdyli. /rajonipress/


