Hidromorava

Drejtësia, në duart e sekserëve

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët dhe njohësit e çështjes së drejtësisë kanë ngjallur dyshimet e tyre se shumica e rasteve, të cilat kanë rezultuar me pushim të hetimeve dhe hedhje të aktakuzave për korrupsion dhe krime ekonomike, veç shkaqeve të joprofesionalizmit, mbase mund të jetë edhe ajo se “sekserët” po paguajnë, kështu që aktakuzat të jenë qëllimisht të dobëta me prova dhe argumente, në mënyrë që ato të rrë- zohen më pastaj nga ana e gjykatave.

Shumica e aktakuzave hidhen poshtë

Analistët dhe njohësit e çështjes së drejtësisë kanë ngjallur dyshimet e tyre se shumica e rasteve, të cilat kanë rezultuar me pushim të hetimeve dhe hedhje të aktakuzave për korrupsion dhe krime ekonomike, veç shkaqeve të joprofesionalizmit, mbase mund të jetë edhe ajo se “sekserët” po paguajnë, kështu që aktakuzat të jenë qëllimisht të dobëta me prova dhe argumente, në mënyrë që ato të rrë- zohen më pastaj nga ana e gjykatave.

Ndaj së këndejmi është shtuar edhe çështja se përse një pjesë e madhe e aktakuzave të prokurorisë po hidhen poshtë në gjykata, dhe duke mos u aprovuar nga këto të fundit, dhe a po bëhen pra qëllimisht aktakuza të dobëta dhe profesionalisht të paqëndrueshme, edhe atë për shkak të asaj që u tha më lart. Për këtë dhe atë se a po vuan Kosova për prokurorë dhe gjyqtarë të mirëfilltë e profesionalë, të cilët nuk e “shesin dhe blejnë drejtësinë”, flet shkrimi në vijim.

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se kjo mbase është edhe një anë e keqpërdorimit të institucionit të drejtësisë, derisa siç tha në gjykata hidhen poshtë shumica e aktakuzave të prokurorisë apo një pjesë e madhe e tyre për shkaqe ndoshta edhe të joprofesionalizmit dhe të ndërtuar si tejet të dobëta.

Mungojnë kuadrot e mirëfilltë

UBT

Sipas Kelmendit, marrë parasysh situatën ka vend edhe për dyshime se “sekserët” paguajnë, kështu që aktakuzat të jenë qëllimisht të dobëta me prova dhe argumente, në mënyrë që ato të rrë- zohen më pastaj nga ana e gjykatave. “Pra, nëse është kështu, atëherë po ndodh një kontrabandim i drejtësisë, e që është dhe duhet të ndalohet nga drejtësia, në mënyrë që të mos e lëndojë më tutje ky “fenomen” drejtësinë kosovare edhe ashtu të degraduar”, theksoi ai. “Mund të themi se Kosova vërtet po vuan për gjyqtarë e prokurorë të mirëfilltë e profesional, e të cilët do të jenë me kredibilitet e të përgjegjshëm në punët e drejtësisë, por edhe të cilët nuk do ta shesin dhe blejnë drejtësinë. Pikërisht për këtë dhe shkaqe të tjera ka nevojë imanente për reforma në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që brenda këtij sistemi të kemi gjyqtarë e prokurorë të përgjegjshëm, që do të ishin ndershmërisht në funksion të ligjit dhe të së drejtës, duke ia kthyer kështu besimin dhe përgjegjshmërinë vetë sistemit të drejtësisë për qytetarin”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Sistemi, jashtë kontrollit

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, thotë se nëse shumica e aktakuzave të nisura nga prokuroria hidhen poshtë nga gjykatat, atëherë përgjegjësinë duhet ta marrin prokuroritë që nisin hetime në mungesë të fakteve të mjaftueshme, derisa në të kundërtën siç tha prokuroria duhet ta mbrojë dinjitetin vetes dhe të mos tallet me qytetarët, duke iu krijuar afera të panevojshme. “D.m.th. njëra nga këto dy institucione nuk e ka mirë, prandaj harmonizimi i raporteve është i domosdoshëm, pasi gjendja është jashtë kontrollit të drejtësisë. Mendoj se harmonizimi i raporteve në mes sistemit të drejtësisë duhet të ndodhë, sepse nuk na e merr mendja se prokuroria është joprofesionale dhe nuk di të ndërtojë akuza të rënda. Por se duhet të ketë ‘sekserë’, të cilët ndërhyjnë në punët e drejtë- sisë nuk ka dyshim, andaj do të ishte mirë që këto dy institucione të krijojnë bashkëpunim e jo të bëjnë divergjenca, të cilat prodhojnë afera të panevojshme, të cilat sjellin kriza për familjen dhe shoqërinë”, potencoi ai. “Përndryshe mungesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve të guximshëm e ka sjellë drejtësinë e këtij vendi buzë kolapsit, ndërsa në anën tjetër neglizhenca në prokurori dhe Gjyqësor sikur ka stimuluar tregun e zi, i cili ka bllokuar zhvillimin ekonomik dhe i ka ngulfatur mjaft procese të rëndësishme për Kosovën”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani.

Prokuroria t’i filtrojë lëndët

Avokati Tomë Gashi mendon se ato aktakuza të prokurorisë që hedhen nga gjykatat, duke mos u aprovuar është siç tha thjesht zinxhirit i filtrimit të lëndëve, gjë që i bie se prokurorët nuk do duhej fillimisht të pranojnë nga policia lëndë të pakompletuara dhe po ashtu do të duhej që gjykatat mos të pranojnë nga prokuroria lëndë të pakompletuara, dhe kjo është një zinxhir që kështu deri më tani ka funksionuar. “Kurse, nëse ka raste kur prokurorët heqin dorë ose i hedhin aktakuzat për arsye joligjore, atëherë brenda Këshillit Prokurorial është një komision që e vlerëson performancën e prokurorëve dhe ata do duheshin të merren me këtë çështje, pasi nuk do të thotë që çdo prokuror që e ka shkollën adekuate se i ka edhe shkathtësitë adekuate për të qenë prokuror, kështu që është përgjegjësia e sistemit prokurorial që t’i identifikojë prokurorët eventualë të pazotë dhe që ata të mos jenë pjesë e sistemit prokurorial të Kosovës, derisa kjo çështje kryekëput i takon Aleksandër Lumezit”, ka shtuar ai.

Tutje Gashi ka nënvizuar se absolutisht nuk duhet nisur hetimet në mungesë të fakteve, sepse prokurorit ia lejon ligji madje edhe e obligon që në rastet, kur lënda nuk është e kompletuar nga policia që të ja kthejë në plotësim në kërkim të fakteve apo që e njëjta fare mos të udhëhiqet në prokurori. “Ndërkaq sa u përket sekserëve është çështje individuale dhe ne nuk mund të themi se është çështje e një prokurorie, me siguri se ka raste të tilla dhe nëse ato zbulohen janë vepra të rënda penale, për të cilat duhet të merret prokuroria, mirëpo në tanësi kjo nuk është si dukuri e shprehur”, ka vijuar më tej ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.