Mobi Casa

Koalicioni PDK-AAK-NISMA “harron” sharjet dhe fyerjet

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Bazuar në të kaluarën e afërt në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, me plot akuza dhe përplasje të ashpra, njohësit e skenës politike në vend e shohin joserioz dhe jofunksional, aspak jetëgjatë edhe koalicioni mes tyre i cili u lidh, sipas analistëve politikë, është vetëm për të arritur qëllimet e grupeve të caktuara të interesit dhe të individëve në partitë përkatëse.

Dikur akuzoheshin rëndë, sot janë në partneritet

Bazuar në të kaluarën e afërt në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, me plot akuza dhe përplasje të ashpra, njohësit e skenës politike në vend e shohin joserioz dhe jofunksional, aspak jetëgjatë edhe koalicioni mes tyre i cili u lidh, sipas analistëve politikë, është vetëm për të arritur qëllimet e grupeve të caktuara të interesit dhe të individëve në partitë përkatëse.

Analistët kujtojnë se si Adem Grabovci akuzohej nga Ramush Haradinaj si arkëtar i SHIK-ut, kurse Grabovci e akuzonte Ramush Haradinajn se ai personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e kazinos, derisa në anën tjetër Grabovci ia numëronte Haradinajt të gjithashtu pronat e blera të uzurpuara në Kosovë, pronat jashtë vendit, si në Durrës e Dubai, të gjitha këto, sipas Grabovcit, pasuri të fituara jashtëligjshëm dhe pa pasur biznese të ligjshme. Ndërkaq, Fatmir Limaj jo më larg se një vit më parë deklaronte se SHIK-u me dy francezë e çuan në burg.

Tani, sipas analistëve, kjo “martesë” befasuese politike nuk është bërë as që do të jetë në interes të zhvillimit të vendit, por vetëm për interes të përkohshëm të liderëve të kësaj tresheje politike, që do të mund të mbijetonte, aq sa do t’u përputhen interesat e tyre. “Kjo bashkë- jetesë e padrejtë dhe kriminale politike ka arritur të përçojë mesazh të interesit në opinionin publik, duke braktisur automatikisht mundësinë për zhvillim e prosperim. Edhe nëse eventualisht prej këtij partneriteti politik formohet qeverisja, atëherë jetëgjatësia e mëtejshme nuk mund të jetë më e madhe se dy vite”, tha politologu Arsim Haziri

FIDANISHTJA

Dominojnë interesat klanore

Analisti Nexhmedin Mustafa pohon se sa i përket mospajtimeve eventuale në të ardhmen në mes të PDK-së dhe AAK-së, në lidhje me akuzat e shkëmbyera mes Haradinajt dhe Grabovcit, ishin dhe do të mbesin akuza të së shkuarës. “Koalicionet e subjekteve politike në Kosovë nuk bëhen në bazë të programit dhe parimeve politike, por në bazë të interesave të ngushta klanore e grupore, për të mos thënë edhe partiake, ngase shpeshherë edhe partia mbetet apo lihet anash, e prioritet është përmbushja e apetiteve të individëve, grupeve të caktuara apo edhe klaneve të ndryshme, të lidhura me interesa të llojllojshme e që interesi qytetar mbetet i fundit”, u shpreh ai. “Është detyrë e Prokurorisë dhe organeve të ndjekjes, por edhe e gjykatave të merren me këto raste dhe të zbardhet e vërteta mbi akuza të ndërsjella, ngase që të dy “të fortët” akuzojnë njëri-tjetrin se kanë pasuri që nuk e kanë deklaruar dhe kjo nënkupton pasuri e dyshimtë”, vlerësoi ai. “Sot, realisht, PDKAAK-NISMA janë në fazën fillestare të procesit ‘të kurorëzimit’, dhe nëse ky proces shkon pa ndonjë telashe, pritet pastaj edhe ‘muaji i mjaltit’, derisa problemet që i kanë pasur më herët me akuza e kundërakuza do t’i quaja telashe në fazën shoqërimit, përkatësisht ‘fejesës’ “, tha Mustafa.

Për analistin Blerim Burjani, martesa politike mes kësaj tresheje ka ndodhur, pasi që të tri këto subjekte politike nuk dallojnë asgjë mes tyre, pavarë- sisht akuzave reciproke që kanë bërë kundër njëri-tjetrit. “Po të njëjtët janë këta, nuk kanë dallim njëri prej tjetrit në kuptimin e akuzave që i bëjnë njëra tjetrës PDK – AAK apo anasjelltas. Ky koalicion është shumë i çuditshëm, i pakuptimtë dhe nuk do të prodhojë kurrfarë rezultati në përmirësimin e jetës së qytetarëve, sepse kjo është e njëjta ideologji pa ndryshime. Këta vetëm që nuk kanë pasur ndonjë interes të bëhen bashkë, për shkak të inateve personale në mes tyre, pra të liderëve, sepse kësisoj si janë, pra janë me probleme me rendin dhe ligjin. Përplot persona të tillë gjinden në procedurë dhe për disa priten të ngrihen aktakuza në prokuroritë vendore dhe nga Gjykata Speciale”, theksoi ai

Sovrani e ka në dorë

Politologu Gurakuq Kuqi pohon se kritika të ndërsjella ka pasur vazhdimisht ndërmjet subjekteve dhe aktorëve politikë. Madje, ish-kryeministri Isa Mustafa gjithë karrierën si kryetar i LDK-së e ka ngritur duke sharë e fyer PDK-në dhe aktorët kryesorë të saj, por në fund koalicioni me ta, sepse nuk ishte çështje e parimeve, por vetëm e interesit. “Grabovci nuk është në listën e kandidatëve për deputetë, gjë që të dyja palët i ka bërë të ndihen më të qetë, ndërsa personi në fjalë mund të themi se veçse e ka përfunduar karrierën politike nga skandalet ‘Pronto’. Dhe, tani fati i të gjithë këtyre është në dorën e sovranit-popullit”, tha ai. “Duhet të jemi pragmatistë, kjo është gjendje për të cilën sovrani ka pjesën e vet në përkrahje apo jo dhe nëse sovrani i thotë po. Neve na mbetet kritika dhe sugjerimi apo opozitarizmi në punën e tyre sidomos në funksionalizimin dhe departizimin e gjykatave, sepse vetëm atëherë mund ta kuptojmë të vërtetën e asaj që ka deklaruar Fatmir Limaj se SHIK-u me dy francezë e kanë dërguar në burg e gjithçka tjetër. Reprezaljet me fjalë pa një vërtetësi janë të kota ashtu si u treguan të kota fjalët e LDK-së se me ardhjen e tyre në pushtet do të zbardhin vrasjet e pasluftës të veprimtarëve të tyre”, ka pohuar Kuqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.