Fundamenti

LDK tregon se a do të marrë pjesë në seancën e radhës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po presin që gjatë javës së ardhshme të thirren për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Ndonëse ende nuk ka datë zyrtare të caktuar nga kryesuesi, mes deputetëve përmendet data 7 shator si mundësi e mbajtjes së seancës. Të gjitha subjektet politike në vend tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që deri vonë nuk patën dhënë ndonjë informacion për pjesëmarrjen në seancë, janë shprehur të gatshëm për të qenë prezent kurdo që seanca thirret.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ai tha se LDK-ja asnjëherë nuk ka marrë vendime për bojkotimin e seancave, prandaj kurdo që thirret seanca, deputetët e LDK-së do të jenë aty.

“Duhet me marrë pjesë në seancë, nuk ka nevojë me marr vendim. LDK s’ka marrë vendime për kësi lloj bojkotimesh. Duhet me u zgjedh organet e Kosovës, Kuvendi, e me vazhdu me e procedu qeverinë, kjo nuk është ndonjë problem”, tha Veliu.

Hidromorava

I pyetur se a do të jetë kjo seancë fundi i problemeve politike të krijuara tash e sa kohë, Veliu u shpreh i rezervuar të përgjigjet.

Ai tha se këtë gjë nuk e di askush, për arsye se nuk e di se si do të sillen subjektet tjera politike në seancë.

Por, nënkryetari i LDK-së theksoi edhe njëherë se deputetët e tyre nuk do e votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar.

Sipas tij, nëse PAN ndryshon kandidatin, atëherë deputetët e LDK-së do e shqyrtojnë mundësinë për ta votuar.

“Vendimi për mos ta votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar është tashmë i njohur. LDK çdo kandidat tjetër që del në propozim do ta shqyrtojë, do ta shohë cilat janë kualitetet edhe do të votojë. Deputetët janë në kuvend për të votuar. Por votimi jo domosdoshmërish duhet me qenë pozitiv, ka edhe votim prapa dhe votim kudër”, shtoi tutje Veliu./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.