Familja Hajdari ndihmon 30 familje skamnore të Karaqevës
Gjilan – Ruhon Hajdari i cili jeton në Vintetur të Zvicrës ka ndihmuar 30 familje skamnore të Karaqevës për festën e Kurban Bajramit.
Selver Lenjani nga bashkësia lokale e Karaqevës e ka falënderuar Ruhon Hajdarin për këtë iniciativë e cila sadopak ua ka zbutur gjendjen familjeve skamnore.
Lenjani tha se këto ndihma kanë përfshirë nga 5 kg mish dhe nga një pako ushqimore.”Nga zemra e falënderova familjen Hajdari për këtë gjest human sepse shumë familje të brezit kufitar jetojnë në varfëri ekstreme” tha Lenjani./rajonipress/




