Shpërthim në Manchester, disa të vdekurShpërthim në Manchester, disa të vdekur
Shpërthimi ka ndodhur në “Manchester Arena”, gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande.
Nga shpërthimi raportohet se ka disa viktima dhe shumë të tjerë të lënduar, por nuk ka ende një bilanc të saktë. Siç raporton “thesun.co.uk” është dëgjuar një shpërthim i madh.
Policia e Manchesterit ka kërkuar që njerëzit të mos i afrohen kësaj hapësire. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por dyshohet për një sulm terrorist.


