United Hospital

Lutfi Haziri uron festën e Kurban Bajramit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij, ka takuar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me të cilin kanë bashkëbiseduar për ecurinë e organizimit të festës së madhe të sakrificës dhe solidaritetit.

Në mesazhin e tij të urimit për qytetarët e Gjilanit thuhet:

“Në emër të Komunës së Gjilanit, të gjithë qytetarëve të besimi myslimanë ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Kjo ka kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot, për të gjitha ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja e toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.

FIDANISHTJA

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Haxhilerëve, të cilët janë në haxh, ju urojmë që të përfundojnë me sukses këtë detyrë dhe dashtë Zoti të kthehen shëndosh në shtëpitë dhe familjet e tyre. Urime Kurban Bajrami!”, përfundon urimin, kryetari të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.