Fundamenti

AKR-ja, pro Qeverisë teknike me mandat dyvjeçar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, mohon deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PAN se do t’i votojnë kandidatët e tyre për kryeparlamentar dhe për kryeministër. Ai thotë se kanë propozuar Qeveri teknike me mandat dyvjeçar dhe më pas të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan sot, gazeta Zeri.

Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk ka arritur kurrfarë marrëveshje me drejtues të koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) për t’i votuar kandidatët e këtyre të fundit për kryetar të Kuvendit dhe për shef të ri të Qeverisë.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, duke shtuar se subjekti i tij ka propozuar formimin e një Qeverie teknike me mandat dyvjeçar dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

FIDANISHTJA

Numri dy i AKR-së madje u ka bërë thirrje drejtuesve të partive politike parlamentare që të ulen e të bisedojnë në këtë drejtim, në mënyrë që të arrihet marrëveshja dhe më pas të ftohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Se nuk ka marrëveshje politike me AKR-në e ka konfirmuar edhe kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, ndonëse ka paralajmëruar se seanca e re do të mbahet në pjesën e parë të muajit të ardhshëm.

“Nuk jemi larg mbajtjes së seancës. Besoj që javën tjetër do të fillojë me punë. Do t’i japin epilog kësaj çështjeje. Ka ardhur koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Është i pakuptimtë kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku, javën tjetër mendoj se do të fillojmë me punë”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.