Mobi Casa

Lëndohet Fejzullahu, pritet të mungojë disa javë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar i përfaqësueses së Suedisë, Erton Fejzullahu, është lënduar të mërkurën në ndeshjen që skuadra e tij Djurgarden e fitoi 1:0 kundër Orgrytes, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Suedisë. Fejzullahu nga fusha është larguar me barelë.

Mjeku i Djurgardenit, Bjorn Sparrelind ka thënë se Fejzullahu mund të mungojë disa javë. “Është lëndim muskulor, por tani ai ka dhembje të mëdha dhe është vështirë të kontrollohet. Do të presim deri nesër”, ka thënë Sparrelind.

ARKATANA

Fejzullahu në pjesën e parë të takimit humbi një penallti, ndërsa u lëndua pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. “Më së keqi mund të jetë çarje e vogël. Shërimi mund të kërkojë disa javë”. Djurgardeni në finale, më 26 maj, do të takohet me IFK Goteborg.