Uji Dea

Sadiku afër Kombëtares, Alushi në dyshim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vazhdon edhe më tej të ‘kosovarizohet’ Kombëtarja e Shqipërisë. Emri më i ri në listën e trajnerit italian, Gianni de Biassi dhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) është mbrojtësi prishtinas, Loret Sadiku, që luan te skuadra, Helsingborg, në Suedi. Sadiku është zbuluar pikërisht nga menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi i cili ishte i pranishëm në ndeshjen mes Helsingborgut dhe Gelfes, ku Sadiku kishte shkëlqyer në qendër të mbrojtjes.

Ish-sulmuesi i ‘kuqezinjëve’ ka mbetur mjaft i kënaqur me performancën e mbrojtësit 21-vjeçar dhe është shprehur i gatshëm për ta pajisur me pasaportën shqiptare. Pas ndeshjes që është përcjellë nga Bushi, ky i fundit ka pasur një bisedë më mbrojtësin kosovar, ku i ka folur për projektin e Kombëtares, ndërsa ka marrë një përgjigje pozitive nga mbrojtësi, për ta veshur fanellën ‘kuqezi’.

ARKATANA

Lojtari ka pasaportë suedeze dhe ka pasur tri paraqitje deri më tani për shtetin skandinav, me përfaqësuesen U-21. Pritet që gjatë ditëve të ardhshme të nisin procedurat për ta pajisur me pasaportë shqiptare lojtarin. Sadiku përveçse në qendër të mbrojtjes, është i aftë të luajë mjaft mirë edhe si mesfushor shkatërrues.(Tribuna)