ARKATANA

Shaqiri do të arrijë shumë në karrierë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri do të ketë një karrierë të suksesshme. Për këtë është i bindur trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, i cili e ka lavdëruar mesfushorin kosovar.

21 vjeçari e arsyetoi besimin e trajnerit gjerman sa herë që iu dha rasti. Kjo ndodhi edhe fundjavën që shkoi, ku përfaqësuesi zviceran e shënoi golin e fitores ndaj Freiburgut nga gjuajtja e lirë.

ARKATANA

“Ai do ta bëjë një karrierë të madhe. Për Bayernin, Shaqiri është një blerje e shkëlqyeshme”, ka thënë trajneri gjerman, i cili do ta lë gjigantin bavarez në fund të sezonit, për t’ia lënë vendin Pep Guardiolës.

Shaqiri iu bashkua Bayernit vitin e kaluar nga Baseli. Ai nuk luajti rregullisht në Allianz Arena, por në ndeshjet e fundit ka fituar minutazh më të madh, pasi Bayerni e siguroi titullin e kampionit në Bundesligë.