Fundamenti

Xhemajli ‘bombardon’, Napoli fiton

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Napoli ka shkatërruar Pescaran në udhëtim me rezultat 3:0 në javën e 34-të të Serie A, ndërsa mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ishte edhe një herë ndër më meritorët për këtë sukses të napolitanëve.

Xhemaili shënoi golin e tretë për Napolin në minutën e 82-të, derisa mysafirët tashmë e kanë të sigurt vendin e dytë në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e parë të pjesë së dytë, Inler zhbllokoi rezultatin.

UBT

Goran Pandev realizoi për 2:0 në minutën e 58-të pas asistimit te Maggios.

Më këtë fitore, Napoli ka grumbulluar 69 pikë, 10 më shumë se Milani në pozitën e tretë, por ‘rossonerët’ kanë një ndeshje me pak.

Në anën tjetër, Pescara e ka ‘siguruar’ rënien nga elita, pasi që ka vetëm 22 pikë nga 34 ndeshje.