United Hospital

Marrëveshja për veriun, antikushtetuese!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, konsideron se marrëveshja e arritur në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila ka për qëllim zgjidhjen e problemit të veriut të vendit tonë, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Në Kushtetutën tonë, Republika e Kosovës është republikë demokratike e qytetarëve, ndërsa këtu po del në kundërshtim me shtetin e qytetarëve, sepse po del në baza etnike”, ka thënë Smaka.

Në një intervistë për Tribunën, si njëri nga hartuesit e Kushtetues së Kosovës, ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje është një “Ahtisaari plus”, pasi sipas tij, më këtë marrëveshje serbët në veri po fitojnë ekstra privilegje.

Fundamenti

“Ka ligje në bazë të Kushtetutës që serbëve në Kosovë u jepen autorizime me tepër se atyre që jetojnë në Shumadi”, ka thënë Smaka.

Duke folur rreth mundësisë së ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, ai ka kërkuar që një gjë e tillë mos të bëhet, derisa Kuvendi i Serbisë të mos e bëjë paraprakisht këtë gjë (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.