Eko Higjiena

Pacolli: Zoti të bekoftë zonja Ashton!

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Pacolli: Kjo grue(Ashton) do të mbetet në zemrat tona. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka lavdëruar punën në dialog të Baroneshës Catherine Ashton.

“Përshëndes Baroneshën Ashton, kjo grue do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona. Zoti te bekofte Zonja Ashton”, ka thënë ai.

Pacolli: Serbia u hoq nga Kosova

21:32 Myzejene Selemani nuk ka dashur të deklarohet për çështjen e marrëveshjes.

“Këtë do ta bëj Presidenti ynë, z. Behgjet Pacolli”, ka thënë ajo.

“Ai nuk është deputet, nuk mund ta përfaqësoi AKR’në, por mund të flasë në emër të tij”, ia ka kthyer Kryeparlamentari Krasniqi.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri i Parë i ka dhënë mbështetje të plotë marrëveshjes së arritur.

“Me këtë marrëveshje, Serbia tërhiqet nga Kosova”, ka thënë ai.

Krejt mbështesin marrëveshjen, përveç Vetëvendosjes

21:25 Blerim Shala, në emër të AAK’së, ka thënë se më këtë marrëveshje fillon zgjidhja e problemit të Veriut.

“Me marrëveshjen në fjalë, krijohen mundësitë për integrimin e Veriut, krijohen rrethanat që serbët e veriut të bëhen qytetarë të Republikës së Kosovës. Në politikë, ka marrëveshje të mira, të këqija dhe të domosdoshme. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një marrëveshje të domosdoshme”, ka thënë Shala.

LDK mbështet marrëveshjen, Vetëvendosje kundër

21:16 Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur të turpshme marrëveshjen e arritur mes Thacit dhe Dacicit në Bruksel.

Ai, para deputetëve, ka mbrojtur mendimin se me këtë marrëveshje, Kryeministri Thaci ka krijuar një Republika Srpska në Kosovë.

“Marrëveshja Thaci-Dacic ka frymën e njëjtë si të majorizimit shqiptar që ndodhke katër dekada më herët”, ka thene ai.

Sipas Kurtit, Serbise eshte dashur t’i vihen disa kushte perpara bisedimeve.

“Serbia duhet ta ndryshojë kushtetutën dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Serbia duhet të kërkojë falje nga e kaluara, Serbia duhet të pushojë me diskriminimin terrorin dhe shfrytëzimin ekonomik të shqiptarëve në Presheve dhe të pushojë së funksionuar me strukturat ilegale të sigurisë në Kosovë, Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës kriminalët e luftës, Serbia duhet të kompensojë dëmet e luftës”.

LDK mbështet marrëveshjen

21:09 Ismet Beqiri, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, ka thënë se partia e tij mbështet marrëveshjen e arritur.

“LDK, përkundër vërejtjeve që ka në këtë draft-marrëveshje në pika të caktuara të saj, jap pëlqimin e saj në parim dhe i bëjmë thirrje BE dhe SHBA që të garantojë implementimin e saj. LDK është e vetëdijshëm që bisedat me fqinjët është parim ndërkombëtar, LDK insiston dhe ngul këmbë në ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësisht angazhimit të SHBA dhe Catherine Ashton BE në këtë proces themi se garancioni i SHBA, BE dhe NATO janë arsyeja kryesore se pse ne e përkrahim në parim këtë marrëveshje, janë po të njëjtit faktorë që na përkrahin në momentet vendimtare për liri dhe shtetndërtimin tonë”, tha ai.

Ndërkaq, Arsim Bajrami, deputet i PDK’së, ka thënë se kjo marrëveshje është konform Kushtetutës dhe legjislacionit të Kosovës.

“Përmes kësaj marrëveshje, vendit i hapen rrugët për integrime europiane dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

Hidromorava

“Marrëveshja i jep fund situatës së destruktive që kemi pasur në Veri. Me këtë marrëveshje, përfundimisht shuhet strukturat jo-kushtetuese që kanë ekzistuar në Kosovë”, ka shtuar ai.

Jepni mbështetje kësaj marrëveshjeje

20:53 Kryeministri Thaci ka ftuar deputetët që të mbështesin marrëveshjen e arritur në Bruksel, e cila sipas tij, i hap rrugë integrimeve euro-atlantike të Kosoës dhe njëherësh garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkoj mbështetjen tuaj në favor të kësaj marrëveshje, pra të nderuar deputetë kërkojë pëlqimin tuaj”, tha Thaçi para deputetëve.

Pesëshja e BE’së do të na njoh

20:49 Shefi i Qeverisë, në raportimin e tij para deputetëve për marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka shprehur bindjen e tij se pesë shtetet anëtare të BE’së që nuk e ka njohur Kosovën, do të ndryshojnë qëndrim.

“Këto shtete nuk kanë arsyetim dhe presim që ato të reflektojnë në drejtim të njohjes. Jam mirënjohës dy shteteve që tashmë e kanë përshëndetur marrëveshjen me Serbinë, Sllovakia dhe Greqia”, tha ai.

Njëherësh zgjedhjet mbahen në Veri dhe tërë Kosovën

20:45 Kryeministri Thaci tha se zgjedhjet në Veri të Kosovës, që sipas marrëveshjes do të mbahen në bazë të legjislacionit të Prishtinës, do të mbahen në të njëtën ditë me zgjedhjet në komunat tjera.

Sipas tij, zgjedhjet lokale në tërë vendin do të mbahen vjeshtën e këtij viti.

Asociacioni serb, i njëjtë si Asociacioni aktual

20:35 Kryeministri Hashim Thaci, teksa po jep sqarimet dhe interpretimet e tij për cdo pikë të marrëveshjes, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë të njëjta kompetenca që ka Asociacioni aktual i Komunave të Kosovës.

“Njëjtë si asociacioni aktual, edhe Asociacioni/Bashkësia do të ketë Kryetarin, Nënkryetarin, Kuvendin… Pra, nuk do të ketë asnjë dallim mes dy asociacioneve”, ka thënë ai.

Live: Kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme

20:28 Kryeministri Hashim Thaci, në fillim të fjalës së tij, ka thënë se kjo nuk është marrëveshja më ideale, por është më e mira e mundshme.

“Kjo është marrëveshje për paqe mes Kosovë dhe Serbisë, përmes së cilës ne do të shtrijmë autoritetin tonë në tërë territorin e shtetin tonë. 14 vite pas luftës ne do t’i japim fund strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në vendin tonë. Me këtë marrëveshje, Serbia e ka pranuar këtë fakt”, ka thënë Kryeministri.

Ai ka thënë se gjatë tërë procesit të negociatave ka pasur parasysh sakrificat e gjernartave të tërë për bërjen e shtetit të Kosovës dhe ka kujtuar dhimjet që shteti serb ia ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës.

Live: Nis seanca e Kuvendit

20:15 Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që Kryeministri Hashim Thaçi të raportojë para të zgjedhurve të popullit për marrëveshjen e arritur në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Dacic.

Kjo do të jetë një seancë informuese dhe nuk do të ketë ratifikim të marrëveshjes, pasi që siç dihet, në takimin e 19 prillit dy kryeministrat i kanë vënë firmat e tyre në marrëveshje, çka do të thotë se marrëveshja nuk ka ende formë të prerë.

Shumica e grupeve parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, pritet t’i japin mbështetje Kryeministrit për marrëveshjen e arritur.(express)