Wizner: Sovraniteti i Kosovës tash është më i fortë
Para se gjithash, kjo marrëveshje konfirmon kufijtë e shtetit të Kosovës. Përfundimisht kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për kufijtë e shtetit te ri, thotë Frank Wisner.
Sipas tij, sovraniteti i Kosovës është forcuar. Kushtetutshmëria, institucionet, gjyqësori dhe policia e Kosovës tash shkojnë në veri, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen.
“Entiteti sovran i quajtur Kosovë tash është më i fortë”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21. “Së treti, këto bisedime kanë hapur perspektivë për ekonomi më të mirë në një hapësirë paqësore”.


