FIDANISHTJA

Demaçi: S’kemi arsye të gëzohemi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, duke komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka pohuar se shqiptarët nuk kanë arsye që të gëzohen, pasi që, sipas tij, kompromisi i pranuar me Pakon e Ahtisaarit, Kosovën e ka dëmtuar tej mase dhe se pasojat e saj do të reflektojnë pas disa vjetësh.

Demaçi, ka hedhur kritika edhe mbi Bashkësinë Ndërkombëtare, duke thënë se për interesa të veta, kanë bërë lëshime ndaj Serbisë, e të cilat lëshime po i kushtojnë Kosovës.

Ai nuk i beson kësaj marrëveshjeje, pasi që kryeministri serb, Ivica Dacic “është vazhdimësi e pushtetit të Milosevicit dhe ultranacionalistit Seselj”. Prandaj ka porositur që në raport me politikat e tilla duhet pasur kujdes.

“Mos të nguten shqiptarët që të gëzohen e të komentojnë sikur u krye puna… Dacic deklaroi se ‘unë i shkrova shkronjat nismëtare’. Nuk është përfundimtare se tjetër kush do të vendos”, ka thënë ai për KosovaPress.

Fundamenti

Demaçi ka komentuar edhe krijimin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, duke i quajtur ato si jo të duhura, pasi që, sipas tij, në vjetët e ardhme, pikërisht këto komuna do t’i shkaktojnë probleme Kosovës dhe stabilitetit në atë pjesë.

“Pas katër vjetësh kush do t’mund t’i ndal këto komuna që ta bashkojnë pushtetin e tyre dhe të marrin vendime. Ndërsa, ne as nuk duam, e as nuk kemi të drejtë të ushtrojmë dhunë ndaj serbëve atje. E çfarë do të ndodh me ne në qoftë se do ta bëjnë këtë që pikërisht sot kërkon Serbia. Këto komuna do të na shkaktojnë probleme në të ardhmen”, ka shtuar Demaçi.

Ndërsa, krejt në fund, ai ka pohuar se për t’u zbatuar marrëveshja e arritur në Bruksel, Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën e vet, ligjet dhe njerëzit që i kanë shkaktuar dëme të mëdha popullit, gjë që beson pak në këtë ndryshim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.